Brenda shtëpisë pranë plazhit ku Zac Efron do të kalojë vigjiljen e Vitit të Ri

Brenda shtëpisë pranë plazhit ku Zac Efron do të kalojë vigjiljen e Vitit të Ri

Ylli i Hollywood-it, Zac Efron besohet se do të kalojë vigjiljen e Vitit të Ri në ishullin Hamilton, një nga më pikturesket e ishujve Whitsunday në Queensland, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Burime për gazetën thonë se aktori do të festojnë fundin e 2020-tës në Qualia, një resort luksoz.

Resorti ofron pamje panoramike të Detit Koral dhe Whitsunday, dhe suita e tij me shtëpi plazhi – ku thuhet se do të qëndrojë Zac – kushton 7,190 dollarë nata.

Shtëpia në plazh përmban një dhomë gjumi kryesore me një banjë të veçantë, si dhe një shtëpi të veçantë për mysafirë.

Ekziston edhe një zonë e gjerë argëtuese, një dhomë e madhe për ngrënie dhe një verandë të madhe me pamje spektakolare.

Më poshtë ju sjellim disa pamje nga brenda pronës. /Insajderi.com