Brenda shtëpisë së dy personave që u arrestuan për abuzim me dy vajza të mitura [foto]

Brenda shtëpisë së dy personave që u arrestuan për abuzim me dy vajza të mitura [foto]

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë të premtën dy persona që dyshohen për abuzim me dy vajza të mitura në Podujevë.

Personi me inicialet A.B., bashkë me një shok të tij, dyshohet se i kanë futur në një shtëpi dy vajza të mitura. Madje, njëra nga vajzat ishte e moshës 13-vjeçare.

Kjo është promoja e InDoks, “Parlamenti +18”

Portali Indeksonline ka publikuar fotografi të shtëpisë dhe ambientit ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Madje, njëra nga fotografitë tregon krevatin në të cilin shihen protagonistët e këtij rasti, pak para se të arrestohen.

Në fotografinë e siguruar shihen edhe dy personat e dyshuar për dhunim.

Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.