Brenda shtëpisë luksoze së këngëtares dhe nipit të diktatorit shqiptar

Brenda shtëpisë luksoze së këngëtares dhe nipit të diktatorit shqiptar

Rezarta Shkurta njihet si mjë femër me shije dhe ide të veçanta. Këtë ajo e tregon në çdo set fotografik që realizon.

Por jo vetëm në punë, talentin e saj në dekor Rezarta duket se e ka treguar edhe tek shtëpia e saj.

Së fundmi ajo ka organizuar një festë së bashku me stafin e saj dhe në Instastory ka publikuar pamje brenda shtëpisë së saj luksoze dhe na ka lënë me gojën hapur.

Ajo ka zbuluar pjesën e jashtme të shtëpisë, pishinën, palestrën dhe një pjesë të dekorit të brendshëm.

Oborri mbresëlënës duket se është vendi i preferuar i Herës, e cila ditët i nis aty.

Kujtojmë se pas daljes së Ermal Hoxhës nga burgu, shtëpia e Rezartës është më e lumtur se kurrë.