Brenga e zëvendësministrit të FSK-së, 12 orë para themelimit të Ushtrisë

Brenga e zëvendësministrit të FSK-së, 12 orë para themelimit të Ushtrisë

Kur kanë mbetur vetëm 12 orë para themelimit të Ushtrisë së Kosovës, zv.ministri i FSK-së, Burim Ramadani, duket se nuk ka edhe aq shumë punë, shkruan Insajderi.

Kjo për shkak, se brenga më e madhe e tij, është mendimi i përdoruesve të rrjeteve sociale, se a i është zbardhur fytyra apo jo.

Ramadani, në rrjetin social Instagram, ka realizuar një poll, me pyetjen: “A po më doket apo jam zbardhë?”.

Ai është marrur me këtë pyetje dhe me komentet që ia kanë bërë njerëzit në këtë rrjet social.

Ramadani është zv/ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila që nga nesër pritet të marrë emrin Ministria e Mbrojtjes, pas votimit që do të bëhet në Kuvend, për formimin e Ushtrisë së Kosovës.