fbpx

Brengë e madhe kaplon fisin analfabet të Indonezisë

Brengë e madhe kaplon fisin analfabet të Indonezisë

Rreth 190 milionë njerëz në Indonezi do të kualifikohen për të hedhur votat e tyre më 17 prill, në atë që quhet një nga zgjedhjet më të ndërlikuara njëditore në histori, shkruan Insajderi.

Për komunitetet analfabete në zonat e largëta të arkipelagut të madh është një detyrë shumë e frikshme pasi ata nuk mund të votojnë, duke e humbur kështu mundësin për të zgjedhur kryetarin e tyre të preferuar.

“Unë dua të marr pjesë, dua të votoj. Dua që dikush të vij bashkë me mua dhe të më tregoj se si duhet të votohet”, ka thënë një banor në një nga fshatrat e prapambetura të  Indonezisë.

Gjersa Indonezia do të shkojë në votim këtë javë, komuniteti i Liding dhe Galu-së do të kenë vështirësi të votojnë.

Për këtë rast ka folur edhe kryetari i fshatit, Damanhuri, i cili ka shprehur brengën e tij për analfabetizmin e popullit të tij.

“Gati gjysma e fshatit nuk mund të lexojnë apo shkruajnë dhe kjo më shqetëson shumë. Populli këtu duan shumë të marrin pjesë në zgjedhje sepse at duan që zëri, kultura dhe kostumet e tyre të dëgjohen dhe  respektohen nga parlamenti. Nëse ata nuk mund të votojnë ata nuk kanë zë dhe të drejtat e tyre do të merren”- ka thënë ai.

Fshati nuk ka elektricitet dhe është i qasshëm vetëm me anë të motoçikletave, kjo është edhe arsye pse shumë fëmijë kanë ndërprerë shkollën pasi e kishin të pamundur të ecnin rreth katër kilometra vetëm për të shkuar në shkollë çdo ditë.

Populli lutet që politikanët t’i mbajnë premtimet e tyre dhe të merren me problemet e fshatrave të vegjël të cilët janë në mungesë të kushteve parësore./Insajderi.com