Breshëri i madh në Skenderaj (Pamje)

Breshëri i madh në Skenderaj (Pamje)

Shiu dhe breshëri i sotëm i cili po mbretëron në disa komuna të Kosovës nuk ka kursyer as qytetin e Skenderajt, shkruan Insajderi.

Derisa në Vushtrri shiu mbushi rrugët, në Skenderaj breshëri ka qenë i hovshëm e ka rënë furishëm.

Në video e sigurua nga Gazeta Insajderi shihet se dendësia e tij ka qenë aq e shpeshtë sa që shumë shpejtë është mbushur toka.

Breshëri i tillë u paraqet problem edhe bujqve, të cilëve u janë dëmtuar të mbjellurat nga moti i ligë.

Moti i ligë është duke mbretëruar tashmë e sa ditë edhe në disa vende të Evropës.

Gjermani deri më tani ka regjistruar mbi 100 viktima ndërsa Belgjika mbi 23 persona të vdekur./Insajderi.com