Britani, 917 të vdekur në 24 orët e fundit

Britani, 917 të vdekur në 24 orët e fundit

Ndërsa situata po shkon drejt përmirësimit në Itali dhe në Spanjë nga pandemia e koronavirusit, në Britaninë e Madhe është tejet alarmante.

Në 24 orët e fundit, autoritetet në Britaninë e Madhe kanë konfirmuar se kanë ndërruar jetë 917 persona, një rënie e lehtë krahasuar me 24 orët e kaluara, kur ndërruan jetë 980 persona.

Deri tani, në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 9875 persona, ndërsa janë konfirmuar të prekur mbi 78 mijë persona.