Britania e Madhe dhe BE-ja janë dakord të punojnë intensivisht për një marrëveshje pas Brexit

Britania e Madhe dhe BE-ja janë dakord të punojnë intensivisht për një marrëveshje pas Brexit

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ranë dakord të shtunën që të punojnë intensivisht për arritjen e një marrëveshjeje tregtare post Brexit, sipas shërbimeve të tyre përkatëse.

“Në një intervistë me videokonferencë, dy udhëheqësit udhëzuan kryenegociatorët e tyre të punojnë intensivisht në një përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet”, njoftoi Downing Street dhe Komisioni Evropian në një deklaratë të përbashkët.

“Në javët e fundit, ka patur progres, por mosmarrëveshjet e konsiderueshme vazhdojnë, jo vetëm në fushën e peshkimit, por edhe përsa i përket rregullimit ose qeverisjes”, vazhduan ata, duke shtuar se të dy palët kishin ranë dakord të flisnin me njëri-tjetrin rregullisht mbi këtë temë.

Ky shkëmbim midis Londrës dhe Brukselit vjen të nesërmen pas seancës së tyre të nëntë të diskutimeve, e udhëhequr nga negociatori europian Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, David Frost. /Insajderi.com