Britania e Madhe e shqetësuar me tubimet partiake në kohë pandemie

Britania e Madhe e shqetësuar me tubimet partiake në kohë pandemie

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka kërkuar nga partitë politike që të respektojnë masat anti-COVID.

Britania e Madhe është shprehur e shqetësuar nga tubimet elektorale të subjekteve politike 10 ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ata thonë se Britani është nën bllokim shkak i virusit dhe këtë nuk e duan edhe për Kosovën.

“Miqtë dhe familjet tona përsëri në Mbretërinë e Bashkuar janë nën bllokim, ne e dimë shumë mirë se kjo pandemi nuk ka mbaruar dhe ne nuk duam të shohim përsëri të njëjtën gjë për miqtë tanë këtu në Kosovë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme, por disa nga fotografitë që kemi parë të tubimeve të mëdha dhe takimeve pa distancime sociale kanë qenë shqetësuese. Ne i nxisim të gjitha partitë dhe mbështetësit e tyre të respektojnë kufizimet e COVID tani që periudha zyrtare e fushatës ka filluar”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com

 

With our friends and family back in the UK under lockdown, we know all too well that this pandemic is not over, and we…

Posted by British Embassy Pristina on Thursday, 4 February 2021