Britania e Madhe favorite – kjo është lista e të ftuarve kundër Kosovës

Britania e Madhe favorite – kjo është lista e të ftuarve kundër Kosovës

Përzgjedhësi i ri i Britanisë së Madhe në basketboll, Nate Reinking, ka publikuar listën e zgjeruar për fazën e tretë parakualifikuese të EuroBasket 2021, ka njoftuar të dielën Federata e Britanisë së Madhe.

Në listën e tij, Reinking ka përfshirë 24 basketbollistë që bëjnë karrierë nëpër Evropë, me të cilët përgatitjet do t’i nisë të hënën (nesër).

Britania e Madhe është në një grup me Kosovën e Luksemburgun, kurse fituesi i grupit siguron pjesëmarrjen në kualifikimet për EuroBasket 2021.

Lexoni më shumë