Britania e Madhe regjistron 595 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Britania e Madhe regjistron 595 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Me diagnostikimin e 33.470 rasteve të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, Britania sot për herë të parë nga fillimi i pandemisë regjistroi mbi 30 mijë të infektuar brenda një dite, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë britanike të Shëndetësisë, numri i të vdekurve në vend për shkak të virusit u rrit me 595 në 24 orët e fundit, për të shkuar në 50.365.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 1.290.195.

Në 24 orët e fundit janë kryer 377.608 teste, duke e rritur numrin e përgjithshëm të testeve në 34,87 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, 14.030 persona vazhdojnë të trajtohen në spitale, ndërsa 1.268 prej tyre janë të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. /Insajderi.com