Supermarketi Tesco në Britani ka vendosur që të ndalojë së shituri qumështin e pasterizuar në pikat e veta, pasi synon që të grumbullojë vetëm artikujt që kërkohen më shumë nga klientët.
Kompania ka vendosur që të pezullojë përkohësisht shumicën promocioneve dhe paketave të ofertave në përpjekje për t’i ndalur njerëzit që të blejnë produktet të ndikuar na paniku, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Tani blerësit do të mund të blejnë qumësht gjysmë të pasterizuar ose qumësht të papërpunuar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për letrat higjienike, ku do të thjeshtëzohet produkti.
Ky vendim merret që fabrikat të prodhojnë sasi më të mëdha të produkteve, duke hedhur në treg paketa apo sasi të ndryshme.