Britanikët po e ndërrojë Dodikun

Bashkëpunëtorët e Dodikut pretendojnë se pas kallëzimit penal të cilën e ka bërë Komshiq kundër tij, britanikët, SHBA dhe Gjermania tani po bëjnë presion të madh që Dodik të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Britanikët po e ndërrojë Dodikun

Anëtari kroat i Kryesisë së BeH Zhelko Komshiq ka paraqitë kallëzim penal pranë Prokurorisë së  Bosnjës dhe Hercegovinës kundër kryetarit të Kryesisë Millorad Dodik për shkak të deklaratave të tij të dielën në shënimin e përvjetorit të brigadës së tretë të ushtrisë së Republikës Serbe, se “vendimi i shfuqizimit të ushtrisë së Republikës Serbe ishte gabim”, mirëpo se ai është i bindur se “kjo ushtri jeton dhe se pjesëtarët e brigadës së tretë të këmbësorisë gjithmonë janë të gatshëm ta mbrojnë lirinë e Republikës Serbe dhe popullit serb”. Gjithashtu ka kërkuar nga komanda e kësaj brigade që në shënimin e përvjetorit të ardhshëm më shumë se gjysma e rreshtit të jetë i veshur me uniforma të ushtrisë serbe.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Dodikut, Sërgjan Perishiq ka deklaruar për gazetën serbe “Novosti”, se “po bëhet presion i madh ndaj Dodikut nga ana e britanikëve, të një pjese të administratës së SHBA dhe të cilët po përpiqen që këtu ta fusin edhe Gjermaninë, me qëllim të shkarkimit të Dodikut nga Kryesia”./Insajderi.com.