Brnabiq tregon sa milionë euro do t’i humb Serbia nëse taksa mbetet deri vitin e ardhshëm

Brnabiq tregon sa milionë euro do t’i humb Serbia nëse taksa mbetet deri vitin e ardhshëm

Një takim me Komisioneren për Tregti, Sesilia Malmstrom, kryeministrja serbe, Ana Brnabiq e ka shfrytëzuar të ankohet për taksën e Kosovës ndaj shtetit serb.

Shefja e ekzekutivit në Serbi bëri të ditur se vetëm deri më tani nga taksa, shteti serb i ka humbur më shumë se 25 milionë euro.

Gjithashtu ajo ka thënë se nëse kjo taksë mbetet deri në fundin e vitit të ardhshëm atëherë, Serbia do t’i humbë 65.5 milionë euro, transmeton Gazeta Insajderi.

“Është vlerësuar se ekonomia serbe vetëm në nëntor ka humbur 25.7 milionë euro nga taksa e autoriteteve të Prishtinës, dhe nëse kjo taksë mbetet në fuqi deri në fund të vitit, atëherë shuma do të jetë mbi 65.5 milionë euro”, tha Brnabiq.

Shqetësime për taksën e vendosur nga Kosova ka shprehur edhe komisionerva Malmstrom, e cila tha se kjo taksë ka qenë e gabur.

Vërejtje për këtë taksë kanë bërë edhe Federica Mogherini dhe komisioneri Johanes Hahn.

Por kryeministri Haradinaj është zotuar se taksa nuk do të hiqet deri sa Serbia ta njohë Kosovën. /Insajderi.com