Brovina: Fotografinë e mora me zarf nga Mevlude Saraqi, lejen për publikim nga një person përmes telefonit

Brovina: Fotografinë e mora me zarf nga Mevlude Saraqi, lejen për publikim nga një person përmes telefonit

Deputetja e Flora Brovina, pas intervistimit nga prokuroria para mediave e ka pranuar se fotografia që e ka publikuar dje ka qenë e falsifikuar, madje thotë se e pranon fajin që nuk e ka ferifikuar para publikimit.

Megjithkëtë ajo përmend dy persona që ia kanë dhënë frografinë përmes një zarfi në vitin 2003. Njëri nga ta thotë se ka qenë aktivist i këshillit për të drejtat e njeriut të cilit nuk ia di emrin dhe Mevlude Saraqi, nënkryetare e e komisionit për të pagjeturit.

Sipas saj Saraqi ia ka dërguar fotografinë perms zarfit.

“Ajo ma ka pru zarfin dhe më ka thënë se është 35 vjecare“.

“Kurr nuk kam mendu që dikush me dërgon dokumente që janë të paverfikuara dhe të pa sakta, prandaj edhe me guxim e kam përdorur fotografinë, sepse shumica e dhunimeve në kosovë kanë pasur pozita dhe situate të ngjajshme”.

“Nuk kam besu që ky dokuement mund të jetë dicka ëqë është i sakt saktësinë e tij do ta konfirmojnë organet e shtetit. Unë qëndroj në diponimin e tyre në cdo kohë jo vetëm për këtë rast por edhe për helminet dhe masakrat tjera”, tha ndër të tjera Brovina.

Deputetja e PDK-së pasi e pranoi që ka publikuar fotografi të falsifikuar, kërkoi falje.

“Edhe një herë ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj edhe për fajsine time pasi që nuk e kam konfirmu edhe një herë në moment të fundit”, tha Brovina.

Flora Brovina pranon se fotografia është falsifikuar