Buffon nuk rinovon me Juventusin, largohet në fund të këtij sezonit

Buffon nuk rinovon me Juventusin, largohet në fund të këtij sezonit

Portieri, Ginaluigi Buffon ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Juventusi në fund të këtij sezoni, shkruan Insajderi.

Ai këtë e ka bërë të ditur për gazetën spanjolle, Bein Sports.

“Kam vendosur të largohem nga Juventusi në fund të sezonit. Nuk do ta vazhdoj kontratën”, ka thënë italiani.

Buffon po largohet për herë të dytë nga Zonja e Vjetër, por jo për t’u pensionuar.

Emri i klubit ku do të vazhdojë karrierën portieri italian nuk është bërë e ditur ende./Insajderi.com