Bufi i vogël shpëtohet pasi kishte mbetur i ngjitur në një pemë

Bufi i vogël shpëtohet pasi kishte mbetur i ngjitur në një pemë

Kanë kaluar disa ditë të mëdha për një zog të vogël.

Një buf i vogël është duke u rikuperuar në një strehë të kafshëve të egra në Neë York pasi u zbulua se ishte ngjitur në pemën e Krishtlindjes në Qendrën Rockefeller.

Zogu u gjet nga punëtorët që ndihmonin për të transportuar bredh 170 milje nga Oneonta, NewYork.

“Është sikur ndonjë histori nga filmat”, tha drejtoresha e Ravensbeard Wildlife Center, Ellen Kalish, e cila po kujdeset për bufin.

Kur bufi i vogël, tani i quajtur Rockefeller iu dha për trajtim Kalish dhe u dërgua në qendrën e botës së egër, ekipi i saj filloi t’i jepte lëngje dhe ushqim. Rockefeller nuk kishte pasur asgjë për të ngrënë ose për të pirë gjatë udhëtimit të tij tre-ditor në rrugë.

“Është e mahnitshme që ai nuk u shtyp”, tha zonja Kalish.

Rockefeller u dërgua tek veterineri të mërkurën në mbrëmje për një kontroll, por Kalish tha se ai duket të jetë në gjendje të mirë, duke marrë parasysh javën e tij aventureske.

“Deri më tani, ai është i zhytur në mendime dhe i kujdesshëm. Shumë vigjilent, me sy të ndritshëm”, tha ajo. “Dhe faktori i butësisë është thjesht mahnitës”./Insajderi.com

BBC News