Bugatti prodhon më shumë Chiron se që ka planifikuar

Bugatti prodhon më shumë Chiron se që ka planifikuar

Ishin planifikuar më pak, por arritën të prodhoheshin 200 deri më tani

Janë bërë dy vjet, që kur ka hzrë në prodhom Bugatti Chiron dhe ka shënuar një rekord prodhimesh të kësaj hiper-makine, transmeton Telegrafi. Tashmë janë lansuar 200 makina nga kjo linjë prodhimi dhe i fundit, është dërguar te një blerës në Zvicër.

“Nuk ndjejmë asgjë tjetër pos krenari, se të shohim teksa del nga prodhimi ky Chiron. Me të e festojmë historinë e kompanisë dhe historinë e automobilizmit francez” ka thënë Stephan Winklemann, president i kompanisë.

Megjithëse shifra prej 200 makinash nuk duket shumë, është shumë e lartë kur kemi parasysh se secila makinë kërkon nga dy vjet punë, para tetë javësh tjera derisa të përfundohet. Në vitin 2017, kishte dalë nga prodhimi i pari Chiron, teksa gjatë një viti, në përgjithësi dolën 70.

Konsiderohej se për çdo vit mund të prodhoheshin nga 70 makinë, por ky numër u rrit për çdo vit, me 76 si dhe 80 që pritet të përfundohen gjatë këtij viti.

Deri më tani, janë 200 Bugatti Chiron të prodhuara, që kompania prodhuese e konsideron si sukses shumë të mirë.