Bulliqi në foltoren e Kuvendit flet për fitoren e tij në Podujevë

Bulliqi në foltoren e Kuvendit flet për fitoren e tij në Podujevë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është deklaruar rreth fitores së tij të djeshme në garën për kryetar të komunës së Podujevës, njofton Insajderi.

Ai zgjodhi foltoren e Kuvendit që të falënderojë qytetarët për votën e tyre që bënë ndryshimin.

Bulliqi tutje ka akuzuar qeverisjen e deritashme të Lidhjes Demokratike të Kosovës në këtë komunë për të cilën thotë se për shumë vite nuk kanë arritur që të plotësojnë kërkesat e qytetarëve.

“Dje ishte ditë e ndryshimit, ku e la pas një pushtet që për gjithë këto vite nuk arriti as për së afërmi të plotësoj kërkesat e qytetarëve. Llapi e Gollaku dje ua ka kthyer qytetarëve të vetë”, ka thënë Bulliqi derisa ka falënderuar qytetarët të cilët bënë ndryshimin pas shumë vitesh duke e zgjedhur atë në krye të kësaj komune. /Insajderi.com