Burrat e PDK-së degradojnë Nuredin Lushtakun e Adem Grabovcin

Burrat e PDK-së degradojnë Nuredin Lushtakun e Adem Grabovcin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka degraduar dy zyrtarë të partisë së saj: ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Adem Grabovcin dhe deputetin, Nuredin Lushtaku.

Grabovci dhe Lushtaku janë lënë anash në një ndejë të organizuar nga krerët e PDK-së të martën në mbrëmje, në të cilën morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Protagonisti kryesor i Dosjes së Shefave dhe deputeti Lushtaku nuk janë ulur në tavolinën kryesore gjatë kësaj ndeje – aty ku ishin ulur zyrtarët më të lartë të partisë – por janë detyruar të ulen në një tavolinë tjetër me anëtarët e tjerë të partisë, raporton Insajderi.

Në një fotografi të publikuar të martën në mbrëmje nga kryetari Drenasit Ramiz Lladrovci, shihet Bahtiri në praninë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe zyrtarëve të lartë të PDK-së.

“Sonte edhe Agimi”, ka shkruar Lladrovci në fotografinë e publikuar në Facebook. /Insajderi.com