Burri bën për spital bashkëshorten – lihet i lirë nga policia

Burri bën për spital bashkëshorten – lihet i lirë nga policia

Një burrë ka bërë spital bashkëshorten e tij në fshatin Gllogoc të Komunës së Prishtinës.

Rasti ka ndodhur më 15 shkurt të këtij vitit, ndërsa policia është njoftuar gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Insajderi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ku thuhet se i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.

Mirëpo i dyshuari pas intervsitimit nga prokurori është liruar në procedurë të rregullt.

“Gllogoc 15.02.2020 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com

Shiko edhe: