Burri dhe vjehrri e rrihnin – ajo i lajmëron në polici

Burri dhe vjehrri e rrihnin – ajo i lajmëron në polici

Një grua e ka shpëtuar policia nga dhuna që ia shkaktonin burri dhe vjehrri i saj, njofton Insajderi.

Raporti i policisë njofton se dje, e enjte, janë arrestuar dy persona, baba e birë për shkak se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, e cila u desh të pranojë tretman mjekësor pas lëndimeve të mara.

Ky rast i dhunës familjare ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Dy agresorët janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./Insajderi.com