“Këta që janë kundër pranimit të 1000 testeve nga Serbia, janë ata që takoheshin me kriminelin, Milan Radojçiq”

“Këta që janë kundër pranimit të 1000 testeve nga Serbia, janë ata që takoheshin me kriminelin, Milan Radojçiq”

Asamblesiti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, njëherësh, bashkëshorti i Ministres së Drejtesisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se këta që janë kundër pranimit të 1000 testeve nga Serbia, janë të njëjtit që takoheshin me kriminelin Milan Radojçiq, shkruan Insajderi.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se, këta që janë kundër pranimit të 1000 testeve nga Serbia, janë të njëjtit që u deklaruan kundër reciprocitetit ndaj Serbisë kur votuan mocionin kundër qeverisë.

Sipas tij, këto teste u pranuan pikërisht bazuar në parimet e reciprocitetit.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Interesant!
Këta që janë kundër pranimit të 1000 testeve nga Serbia, janë të njëjtit që u deklaruan kundër reciprocitetit ndaj Serbisë kur votuan mocionin kundër qeverisë, derisa këto teste u pranuan pikërisht bazuar në parimet e reciprocitetit dhe bashkëpunimit që po ndodhë sot edhe mes vendeve në gjendje lufte.

Janë të njëjtit që ua kishte ëndja të krijonin qeveri me izën e Vuçiqit përmes votave të Listës Serbe për formimin e qeverisë Haradinaj, PANSrpska.

Janë të njëjtit që takoheshin me kriminelin Milan Radojçiq për tju lutur për mbështetje

Janë të njëjtit që kanë anëtarë partish dhe financohen nga ata që janë përfaqësuesit kryesorë të produkteve të Serbisë në Kosovë.

Janë të njëjtit që Kosovën e bën të pabarabartë në dialogun me Serbinë duke bërë marrëveshje ku Kosova nuk figuron si shtet dhe ku Serbia nuk njeh dokumentet tona

Janë të njëjtit që ndihmuan Beogradin në themelimin e Listës Serbe duke shtypur partitë dhe iniciativat qytetare serbe që ishin lojalë ndaj Republikës së Kosovës

Janë të njējtit që në marrëveshje me Listën Serbe arritën ta kalojnë pragun në zgjedhjet e fundit

Janë ATA që shtynë para themelimin e Zajednicës të cilën e rrëzoi kushtetuesja

Janë ATA që i coptuan vendit hiq më pak se 8200 hektarë

Janë ATA që për 20 vite promovonin heqjen qafe të veriut të vendit derisa trashnin lidhjet biznesore e mafioze me elementët kriminalë atje

Janë ATA që shumicën e tenderëve multimilionësh të KEKut i merrnin bashkē me kompanitë serbe

JANË ATA që sot, derisa flasin për 1000 teste janë bërë bashkë prap me Listën Serbe me izën e Vuçiqit për të bërë grusht shtet ndaj qeverisë së dalë nga vullneti qytetarë i shprehur me votë demokratike bazuar në parimet themelore të kushtetutës së vendit.

Janë ATA, të vetmit në rruzullin tokësor tē cilët në vend që ta ndihmojnë qeverinë, institucionet dhe qytetarët në tejkalimin e COVID 19, po krijojnë obstruksione e po shpifin me qëllim të pengimit të menaxhimit të jashtëzakonshëm të autoriteteve përgjegjegjëse, derisa janë vet ATA që degraduan shëndetësinë dhe zbrazën rezervat e shtetit.