Burri kërcen në krahun e aeroplanit teksa po nisej

Burri kërcen në krahun e aeroplanit teksa po nisej

Në aeroportin në Lagos, Nigeri, një burrë u ngjit në krahun e një avioni pasagjerësh para se të niset.

Ai shkaktoi panik në mesin e udhëtarëve dhe më vonë u arrestua.

Imazhet dramatike të marra nga avioni tregojnë se si një njeri ngjitet nga buza e motorit të avionit në krahun e “Boing 737” dhe pastaj ecën drejt kabinës.

Sipas agjencisë së lajmeve të Nigerisë, avioni ishte në pritje të një lejeje ngritjeje kur një njeri u pa ngjitur në krah, sipas Independent.

Agjencia tha se nuk ishte e njohur se si njeriu arriti të hyjë në aeroplan, edhe pse aeroporti Murtala Muhamed në Lagos kishte probleme të sigurisë në të kaluarën.

Disa pasagjerë, për shkak të skenave dhe panikut të pazakontë, kërkuan që piloti dhe ekuipazhi t’i lejonin të zbrisnin.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje të Korporatës në Administratën Federale të Aeroportit në Nigeri, Henrique Jacob, konfirmoi se ndodhi incidenti dhe tha se një njeri ishte arrestuar.