Krim brenda familjes, burri mbyt bashkëshorten

Krim brenda familjes, burri mbyt bashkëshorten

Shqipëria duket se po përjeton ditë makthi. Një tjetër krim u shënua mëngjesin e së shtunës.

Një 35-vjeçar me inicialet A.H ka mbytur bashkëshorten e tij në fshatin Grekan të Gramshit , në Shqipëri.

35-vjeçari ka mbytur me duar bashkëshorten e tij G.H.,  rreth 32 vjeç për motive që ende nuk dihen. Policia ka ndaluar autorin dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh,  arrestuan në flagrancë shtetasin: A.H., rreth 35 vjeç,  banues në Grekan, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi  në  banesë për motive ende të paqarta,  ka vrarë duke e mbytur me duart bashkëshorten e tij shtetasen G.H.,  rreth 32 vjeçe.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.