Burri paguan të gjitha me paratë e saj, ish-milionerja mbetet në rrugë

Burri paguan të gjitha me paratë e saj, ish-milionerja mbetet në rrugë

Nastasia Urbano në vitet e tetëdhjeta ishte një nga modelet më të mira dhe më të kërkuara.

Ajo ishte në ballinat e revistës Vogue, ‘fytyra’ e Revlon dhe Opium, parfumeve Yves Saint Laurent dhe shoqërohej me elitën e Hollywood-it.

Sot jeton në rrugët e Barcelonës, nuk ka para për qira, fle te miqtë – me një fjalë ka mbetur në rrugë.

“Kam pasur regjistrime për të gjitha revistat. Për disa vite kam marrë një pagesë prej një milion dollarësh për vetëm 20 ditë pune gjatë gjithë vitit. Darkova me Jack Nicholson, Andy Warhol dhe Roman Polanski, isha pjesë e ahengjeve me Don Johnson, Melanie Griffith, Simon dhe Garfunkel. Me David Keith, më duhej të shkoja në martesën e Madonnës me Sean Penn, por ishim shumë të dehur kështu që vendosëm të qëndrojmë në shtëpi. Kam pasur gjithçka, jetoja si mbretëreshë”, tregon Nastasia, e cila sot është 57-vjeç.

Jeta e saj ndryshoi pasi u dashurua me një burrë me të cilin ka dy fëmijë. Ai ishte me të vetëm për para dhe e shfrytëzoi në maksimum. Për shkak të kësaj, ajo humbi gjithçka, transmeton KosovaPress.

“Paguante me paratë e mia. Vetëm dy ditë  pasi u njohëm, ai më kërkoi t’i blija BMW. Nxora çekun dhe e pagova si budallaqe. Isha e dashuruar. E vetmja gjë e mirë nga kjo marrëdhënie janë fëmijët e mi, gjithçka tjetër ishte e tmerrshme”, pohon Nastasia.

Ajo nuk ka asnjë vend për të jetuar, nuk mund të gjejë punë, por thotë se dëshiron të jetojë, jo vetëm të mbijetojë.

Miqtë e saj përpiqen ta ndihmojnë, kështu që ata hapën një fushatë për grumbullimin e të hollave për pagesën e qirasë tremujore.

“Dua që fëmijët të shohin se sa mirë jam. Jam e lodhur nga mbijetesa, dua të jetoj. Dua të rikuperohem, në mënyrë që fëmijët e mi të krenohen me mua”, përfundon Nastasia.