Burri që u ndesh me peshkaqenin 3 metra të madh për ta shpëtuar gruan e tij

Burri që u ndesh me peshkaqenin 3 metra të madh për ta shpëtuar gruan e tij

Një burrë ka lënë dërrasën e tij të rrëshqitjes në ujë dhe ka mësyrë drejt një peshkaqeni që e sulmoi gruan e tij, ai e ka goditur disa herë kafshën derisa peshkaqeni është larguar, raportojnë mediat australiane.

Chantelle Doyle, 35 vjeçare, ishte duke bërë serf në plazhin Shelly në Portin e Macquarie në Uellësin e ri Jugor, kur ndodhi sulmi.

Burri i saj e grushtoi peshkaqenin derisa ai u largua dhe më pas e ndihmojë gruan të dal në breg.

Ajo është dërguar me helikopter në spital me lëndime serioze në këmbën e saj të djathtë.

Ekspertët që kanë parë plagën e të lënduarës thonë se peshkaqeni do të duhej të ketë qenë dikur tre metra i gjatë.

Të gjithë e kanë vlerësuar lartë heroizmin e burrit që e goditi peshkaqenin duke e shpëtuar gruan e tij.

“Ky burrë kërceu nga dërrasa e tij tek peshkaqeni dhe e goditi në mënyrë që ai ta lëshonte gruan e tij dhe më pas e nxori në breg”.

“Me të vërtetë heroike”, ka thënë shefi ekzekutiv i ekipit të shpëtimtarëve Steven Pearce./Insajderi.com