Burri vret gruan brenda veturës në Krujë

Burri vret gruan brenda veturës në Krujë

Një burrë ka vrarë më thikë gruan e tij paraditen e sotme në qytetin e Krujës, transmeton Insajderi.

Policia e Krujës sqaron se Artan Ismalaja, 51 vjeç ka goditur me thikë bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, 45 vjeçe.

Deri tani bëhet me dije se i gjithë krimi ka ndodhur brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, raporton ‘Tvklan’.

Më pas sqarohet se Artan Ismalaja ka tentuar të dëmtojë edhe veten me thikë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të të gjithë krimit./Insajderi.com