Buta publikon bashkëpunimin e tij

Buta publikon bashkëpunimin e tij

Reperi Buta mbrëmë ka publikuar një krijim të ri muzikor, ku këtë herë ai është i ftuar dhe është bërë bashkë me Singin, i cili ka qenë më aktiv vite më parë në industrinë e muzikës sonë.

Kënga është punuar nga Deard Sylejmani, prodhuar nga Bloody Chuck e videoklipi bardhë e zi është nën realizuar nga Agon Hamza.

“Drip” është projekti i parë që publikohet nga “EP” i Singit që titullohet “Koka”.