Butrint Imeri bën tatuazh personazhin e animuar, ishte filmi i preferuar i shumë djemve

Butrint Imeri bën tatuazh  personazhin e animuar, ishte filmi i preferuar i shumë djemve

Butrint Imeri nuk njihet si një personazh që i ka shumë qef tatuazhet, megjithatë në trupin e tij ka disa të tillë.

Këngëtari ka në kyçin e dorës së djathtë një luan tatuazh  dhe së fundmi ka shtuar edhe një tjetër.

Butrinti ka bërë tatuazh një personazh të animur, i cili është i preferuar për shumë njerëz.

Në dorën e majtë këngëtari i hitit “Alea” ka bërë tatuazh portretin e Gokut, personazhi kryesor në filmin e animuar të “Dragon Ball”.

Lart Gokut, vihet re se Butrinti ka edhe një tatuazh tjetër ku shkruhet “Dream”.

Mesa duket  tatuazhete tij lidhen me diçka personale dhe sigurisht që edhe pas këtij të fundit duhet të fshihet diçka.