Buxhetit të Prishtinës iu shtuan 20 mijë euro nga gjobat e shqiptuara gjatë fushatës

Buxhetit të Prishtinës iu shtuan 20 mijë euro nga gjobat e shqiptuara gjatë fushatës

Buxhetit të Komunës së Prishtinës i janë shtuar 20 mijë euro prej pagesave të partive politike për gjobat e shqiptuara gjatë fushatës parazgjedhore për moszbatimin e masave anti-COVID, transmeton Insajderi.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, deklaron se gjithsejtë janë shqiptuar 20 gjoba, e që deri më tash janë paguar vetëm 10 prej tyre.

“Janë shqiptuar gjithsejtë 20 gjoba. Lëvizja Vetëvendosje ka 7 gjoba, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 5, Partia Demokratike e Kosovës ka 3, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 3, Nisma Socialdemokrate ka 1 dhe Aleanca Kosova e Re 1. Deri më tash janë paguar 10 gjoba prej 20 sa janë shqiptuar në total”, ka thënë Tahiri, duke shtuar se pagesën e gjobave deri më tani e kanë kryer LVV, PDK e AKR.

“LVV-ja ka paguar 6 nga 7 gjoba sa ka pasur gjithsejtë, PDK-ja i ka paguar 3 dhe AKR-ja 1. Njëra gjobë e papaguar nga LVV-ja është për shkak se ka mbërritur më vonë në subjekt, qoftë për shkak të postës qoftë për shkak të administratës dhe afati për pagesën e saj është shtyrë”, ka deklaruar Tahiri për ‘Telegrafin’. /Insajderi.com