Buzëkuqi është gjithnjë një ide e mirë: Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës

Buzëkuqi është gjithnjë një ide e mirë: Si të zgjedhësh tonalitetin e duhur për ngjyrën tënde të lëkurës

Ka një magji të veçantë buzëkuqi i kuq! Edhe në ato ditët e zymta kur thjesht nuk ke durim të qëndrosh përpara pasqyrës për të aplikuar një grimtë plotë, mjafton një buzëkuq i kuq për t’u dukur chic pa shumë mundim.

Buzëkuqi i kuq është ekuivalenti i fustanit të vogël të zi në çantën e makeup-it dhe padyshim çdo femër duhet ta ketë një të tillë.

Megjithatë, shumëkush mund ta ketë të vështirë të përzgjedhë nuancën më të përshtatshme për tonalitetin e lëkurës dhe fakti që e kuqja vjen në qindra nuanca, nuk e thjeshton punën.

Lëkurat me tonalitet të çelët

Lëkurat që anojnë më shumë nga tonalitetet e porcelanta, kanë tendencën të kenë një nëntone rozë në vetvete, ndaj buzëkuqët e kuq më të përshtatshëm janë ata jo shumë të flaktë, por të lehtë ose ata që kanë pakëz pigment rozë ose çiklaminë.

Lëkurat me tonalitet mesatar

Për tonalitetet mesatare, e kuqja e flaktë dhe ajo me pigment portokalli është thjesht perfekte. Këto ngjyra qëndrojnë në harmoni të plotë me lëkura të tilla dhe ato mat janë ideale.

Lëkurat me tonalitet të errët

Lëkurës së errët i qëndron fare mirë për shtat dhe një pigment i errët i së kuqes, që anon nga vishnja apo mavija pasi theksojnë thellësinë e tonalitetit të lëkurës.