Rebele Mbretërore

Bye-bye rregulla! Këto princesha nuk deshën t’ia dinë për mbretëritë

Bye-bye rregulla! Këto princesha nuk deshën t’ia dinë për mbretëritë

Princesha Diana, e cila ishte mbiquajtur “Princesha e Popullit” ishte princesha më e njohur moderne e kohës së saj.

Princess Diana

Zonja Diana Spencer ishte vetëm 20 vjeç kur u martua në familjen mbretërore britanike në vitin 1981. Princesha ishte e njohur për punën e saj humanitare, e cila përfshinte vizitat në spitalet e fëmijëve, pacientët me AIDS. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo fitoi pseudonimin “Princesha e Popullit”.

Fansat mund të lidheshin lehtësisht me princeshën, e cila kishte një punë të rregullt si mësuese e çerdhes përpara se të martohej me Princin Charles.

Princesha Anne bëri një deklaratë të guximshme duke u martuar me një njeri të zakonshëm dhe duke refuzuar t’u jepte fëmijëve të saj tituj mbretërorë.

princess anne vanity fair

Vajza e Mbretëreshës, Princesha Anne u martua me Mark Phillips në vitin 1973. Thuhet se Phillips iu ofrua një titull fisnik nga Mbretëresha, por e hodhi poshtë ofertën e saj për arsye të panjohura për publikun.

Fëmijët e saj, Peter dhe Zara Phillips, u rritën më pas pa tituj mbretëror.

Princesha Keisha nuk e dinte që burri i saj ishte një princ nigerian deri në dy vjet në lidhjen e tyre. Tani, ajo është një biznesmene e suksesshme që refuzon të përcaktohet nga statusi i saj.

princess keisha and dior copy

Princesha Keisha Omilana njihet si “Vajza Pantene” pasi u bë modelja e parë afrikano-amerikane që doli në tre reklama të njëpasnjëshme Pantene.

Modelja dhe sipërmarrësja foli për Insider në fillim të këtij viti në lidhje me zbulimin se partneri i saj ishte një princ.

Ajo tha se ka punuar shumë për ta markuar veten si “Princesha që Punon” pasi ajo u përpoq të mbante klientë të cilët supozonin se nuk donte më të punonte.

Princesha Esther nga Burundi kandidoi për presidente për t’u treguar grave të reja se asgjë nuk është e pamundur.

princess esther copy

Princesha Esther Kamatari nuk ka pasur jetën më të lehtë. Pasi babai i saj, Princi Ignace Kamatari, u vra në vitin 1964, Esther iku në Paris.

Ajo filloi një jetë të re dhe përfundoi duke bërë modelja e parë me ngjyrë në Francë.

Pastaj, në vitin 2004, Esther vendosi që ajo dëshironte të kandidojë për presidente – dhe të zhvillojë një referendum për të rikthyer monarkinë e vendit.

Dukesha e Kembrixhit u bë nëna e parë mbretërore që merret me fotografitë zyrtare të fëmijëve të saj, dhe ky veprim e ka ndryshuar plotësisht marrëdhënien e saj me shtypin.

Kate Middleton Camera

Dukesha e Kembrixhit bëri histori kur ajo shkrepi fotografitë zyrtare të Princeshës Charlotte pas lindjes në vitin 2015 në vend që këtë ta bënte një fotograf profesionist.

Që nga ajo kohë, Kate Middleton ka vazhduar të bëjë fotografitë zyrtare të Charlotte, Prince George dhe Prince Louis çdo vit për ditëlindjet e tyre, dhe ka publikuar në media foto të tjera familjare për  ditëlindjen e Princit William, Ditën e Babait dhe Krishtlindjen.

Sipas ish oficerit të mbrojtjes mbretërore Simon Morgan, kjo i ka lejuar Middleton të zhvillojë një marrëdhënie të mirë me shtypin, dhe kufizon ndërhyrjet me të cilat përballet familja.

Princesha Sofia e Suedisë shkëmbeu kurorën e saj me rrobat e mjekes kur ajo doli vullnetare në luftën kundër coronavirus-it.

princess sofia collage

Princesha Sofia – e lindur me emrin Sofje Kristina Hellqvist – ishte një modele magjepsëse dhe yll televizoni përpara se të bëhej anëtare e familjes mbretërore suedeze në vitin 2015.

Në vitet që pasuan dasmën e saj, Sofja ka punuar shumë si në sy të publikut ashtu edhe në prapaskenë për t’i shërbyer vendit të saj.

Ajo e bëri këtë një hap më tej në vitin 2020, kur u regjistrua si vullnetare në Spitalin Sophiahemmet pasi kaloi një kurs tre-ditor të trajnimit të urgjencës mjekësore. /Insajderi.com

Përshtatur nga The Insider.