Bytyçi-Kurtit: Nëse Vjosa është kandidate për presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin?

Bytyçi-Kurtit: Nëse Vjosa është kandidate për presidente, çka ndodhi me Murat Jasharin?

Pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kanë nënshkruar marrëveshjen për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurtit, kanë nisuar reagimet nga partitë tjera politike, njofton Insajderi.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Avni Bytyçi, ka thënë se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Osmanit në VV në formë të mirëfilltë, do të zbulojë një teori të re për infiltrim dhe shkatërrim  të oponentëve politik.

Madje, Bytyqi e ka pyetur Kurtin se çfarë ka ndodhur me Murat Jasharin, i cili, sipas raportimeve në medie, dikur lakohej si emër për president nga vetë lideri i Vetëvendosjes.

“Jam bindur se nëse dikush e studion rastin e kalimit të Vjosa Osmanit në Lëvizjen Vetëvendosje në menyrë të mirëfilltë, do të zbuloj një teori të re politike për inflitrim, përçarje dhe shkatrrim të oponentëve politik. Lufta e Trojës më nuk do të jetë referencë për taktizime, por Vjosa e Albinit.

Edhe nëse Vjosa Osmani është kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, cka ndodhi me Murat Jasharin? A harrova, se edhe ai është i Drenicës”, ka shkruar zyrtari i PDK-së në profilin e tij në Facebook./Insajderi.com