Bytyçi nga PDK-Hotit: Lëri ankesat, përvishju punës ose largohu si Albin Kurti

Bytyçi nga PDK-Hotit: Lëri ankesat, përvishju punës ose largohu si Albin Kurti

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti, për mënyrën e menaxhimit të pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, Bytyçi ka thënë se Qeveria Hoti, sikurse ajo me në kryë Albin Kurtin, nuk po di të menaxhojë pandeminë, ndërsa rimëkëmbja ekonomike në tërë këtë “tragjedi me jetë njerëzish”, siç thotë Bytyçi, po duket tashmë si frazë klishe, e zbrazët dhe e pakuptimtë.

”Arroganca dhe padituria e qeverive të pandemisë, qoftë ajo e Kurtit, qoftë kjo e Hotit, po i shuajnë shpresat e qytetarëve! Me një grup të jashtëzakonshëm punonjësish shëndetësorë, të përkushtuar dhe vetëmohues, po rrezikojnë ta humbin edhe betejën, edhe kontrollin kundër pandemisë!

Qytetarët tanë po vdesin, po vdesin familjarët tanë, miqtë dhe njerëzit me të cilët kemi ndarë pjesë të jetës sonë. Heronjtë e sektorit shëndetësor, janë lënë vetëm dhe pa përkrahje adekuate.

NUK KA VENDE TË LIRA NË SPITALE, familjarët tanë po trajtohen korridoreve, pa mjete e me kapacitete të kufizuara. Stafi mjekësor, janë para kolapsit fizik e shëndetësor.

Me të vërtetë janë treguar “supermenë”, por nuk janë të paprekshëm ata e as familjaret e tyre, edhe ata të gjithë janë të rrezikuar si të gjithë ne”, ka thënë ai. /Insajderi.com/