Bytyçi: PDK-ja do ta respektoj deri në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Bytyçi: PDK-ja do ta respektoj deri në fund vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësi i Partisw Demokratike tw Kosovws, Avni Bytyçi, ka thënë se partia e tij është e përkushtuar që të respektojë në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me kandidatët që nuk mund të jenë pjesë e garës zgjedhore, njofton Insajderi.

Në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se si parti politike, PDK ka vepruar menjëherë pas njoftimit për të zëvendësuar një kandidat të PDK-së nga lista zgjedhore.

“Partia Demokratike e Kosovës njofton opinionin se nuk kemi qenë të njoftuar nga KGjK-ja, e as nga Drejtori i Zyrës për regjistrimin e partive politike në kuadër të KQZ-së, për ndonjë kandidat tjetër që nuk mund të garojë”, ka thënë ai.

“Ne po shpresojmë që ky lëshim është bërë pa qëllim nga KGjK-ja dhe zyra përgjegjëse në kuadër të KQZ-së.

Për ne, vlen parimi i njëjtë tani më i konfirmuar me votën e përfaqësuesit tonë në KQZ. Kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të garojnë për zgjedhje dhe do të zëvendësohen menjëherë”, ka thënë Bytyçi.

Dje, KQZ nuk ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas KGJK-së kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit./Insajderi.com