Bytyçi: PDK-ja nuk ka vota për Haradinajn, na sulmoi pabesisht

Bytyçi: PDK-ja nuk ka vota për Haradinajn, na sulmoi pabesisht

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar deklaratat e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se PDK-së nuk i ka borxh asgjë dhe se këtë parti politike ai e solli vetë në pushtet.

Sipas tij, PDK-ja e ka të vështirë të arrijë marrëveshje politike me Haradinajn, pasi ky i fundit thotë se i ka sharë nëpër studio dhe sulmuar pabesisht, transmeton Insajderi.

Tutje, Bytyçi shtoi se PDK-ja nuk ka vota për Haradinajn si president, pasi sipas tij ai nuk i plotëson kriteret bazë.

“Disponomi aktual i PDK-së për Haradinajn është zero vota, kjo ka të bëjë me çështjen e parimeve. Ne nuk kemi hatërmbetje me të si individ, por jemi në politikë dhe ne kriteret bazë që ne si parti i kërkojmë si president, Haradinaj nuk i ka. E ato kritere janë se presidenti duhet ta dojë më shumë vendin pak më shumë se veten në raport me politikën. E Haradinaj pas luftës e ka treguar të kundërtën”, tha ai në T7./Insajderi.com