Cakaj: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviqit

Cakaj: Askush të mos harrojë pasojat e gjenocidit të Millosheviqit

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj po merr pjesë në punimet e Forumit Global për Refugjatët në Gjenevë, me ç`rast ka deklaruar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për zbatimin e plotë të detyrimeve të saj në kuadër të Kompaktit Global për Refugjatët.

“Po ashtu, në bashkëpunim të ngushtë me UNHCR, BE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, Shqipëria do të punojë në përmirësimin e sistemit për menaxhimin e kërkesave për azil dhe zgjerimin e kapaciteteve për integrim të refugjatëve”, tha ai.

Cakaj tha se është e rëndësishme që të kujtohet kontributi i pakrahasueshëm historik i Shqipërisë në pranimin e refugjatëve nga lufta e Kosovës e shkaktuar prej projekteve për pastrim etnik dhe gjenocid nga regjimi i Milosheviçit.

“Kjo përvojë historike nuk përbën vetëm një shembull unik të solidaritetit kombëtar, por paraqet edhe një model botëror sa i përket marrëdhënies së Shqipërisë me refugjatët në një prej orëve më të vështira të historisë”, tha Cakaj.