Cakaj në Selanik kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Cakaj në Selanik kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik.

Ai ka deklaruar rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave për Kosovës, pasi siç thotë ai nuk janë rëndësi vetëm për kosovarët, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon.

“Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon”, shkruan Cakaj në Facebook.

“Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi” tha ai.

“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore”, tha Cakaj.

Sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik 🇦🇱🇪🇺: 👉1. Nënvizuam rëndësinë e veçantë të…

Gepostet von Gent Cakaj am Montag, 24. Februar 2020