Cakaj: S’ka luftë më të hetuar, më të gjykuar dhe më të pastër se lufta e UÇK-së

Ministri i Jashtëm shqiptar ka ka folur edhe për rolin e Shqipërisë në këtë situatë. Ka thënë se “Shqipëria s’mund të jetë paternaliste”, por “s’mund të jetë as indiferente”, kur vije puna te Kosova.

Cakaj: S’ka luftë më të hetuar, më të gjykuar dhe më të pastër se lufta e UÇK-së

“Nuk ka luftë më të hetuar, më të gjykuar, por edhe më të pastër se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë për Euronews Albania, njofton Insajderi.

Duke folur në emisionin “Ilva Now”, Cakaj tha se Kosova e ka bërë vetë Gjykatën Speciale, por nuk e bëri nga dëshira, kur është pyetur për gjykimin e liderëve të UÇK-së në Hagë.

“Kosova është dashur të zgjedh të keqën më të vogël”, pohoi Cakaj, duke elaboruar tutje.

“Kosova ka pasur dy opsione, ta bëjë kështu dhe ta pastrojë UÇK-në dhe në anën tjetër që ky proces të udhëhiqet nga OKB-ja e përtej këtij fakti, edhe të krijohet përshtypja që Kosova nuk bashkon me drejtësinë ndërkombëtare”.

Ai ka folur edhe për rolin e  Shqipërisë në këtë situatë. Ka thënë se “Shqipëria s’mund të jetë paternaliste”, por “s’mund të jetë as indiferente”, kur vije puna te Kosova.

“Shqipëria duhet të punojë në shërbim të drejtësisë dhe të zbardhë të vërtetën për sa i përket çështjes së UÇK-së”.

Cakaj është deklaruar edhe për Serbinë. Ka thënë se “problemi kryesor i bashkëpunimit rajonal është Serbia”.

Pasi, siç tha ai, Serbia është “i vetmi vend që përfshihet në punët e brendshme të tre shteteve të Ballkanit”./Insajderi.com