Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, u ka uruar shqiptarëve festën e 28 nëntorit, njofton Insajderi.
Cakaj, duke përkujtuar këtë festë që bartë simbolika të shumëfishta, si 28 nëntori i Skënderbeut, 28 nëntori i Ismail Qemalit e deri tek 28 nëntori I UÇK-së, ai e ka përkujtuar në mënyrë të veçantë komandantit legjendar, Adem Jasharin, ditëlindja e të cilit është më 28 nëntor 1955.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se “Drenica në përgjithësi dhe Prekazi në veçanti janë zemra e shqiptarisë”./Insajderi.com