Caktohet seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë për Kosovën për 27 maj

Seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë në të cilën do të shqyrtohet raporti për Kosovën, është caktuar për 27 maj, ka deklaruar kryetarja e parlamentit serb Maja Gojkoviq.

Caktohet seanca e posaçme e Kuvendit të Serbisë për Kosovën për 27 maj

Në konferencë për gazetarë, Maja Gojkoviq ka thënë se në seancë do të ftohen edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq.

Ajo ka thënë se shpreson që në seancë do të vijnë të gjithë deputetët në mënyrë që të marrin pjesë në një debat aq të rëndësishëm për Serbinë në lidhje me këtë temë./Insajderi.com.