Caktohet seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Caktohet seancën e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Seanca e re në Dhomat e Specializuara të Tribunalit të Hagës, ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, është caktuar për javën e ardhshme, njofton Insajderi.

Seanca e radhës është caktuar më 17 dhjetor në orën 11:00.

Sikurse konferenca e kaluar që është mbajtur më 18 nëntor, edhe kjo seancë do të mbahet njëlloj mbi ecurinë e çështjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që  të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Po ashtu, ka kërkuar nga Prokuroria e Specializuar që të njëjtat t’i dërgojë deri më 14 dhjetor në orën 16:00. /Insajderi.com