Caktohet trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës

Caktohet trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës

Trupi gjykues për rastin e Salih Mustafës i cili po gjykohet nga Gjykata Speciale do të jenë Janë Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë), njofton Insajderi.

Këtë emërim e bëri kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova.

“Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021”, thuhet në kumtesë.

Në njoftim sqarohet edhe procedura.

“Në pajtim me rregullën 116 dhe rregullën 117 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, pas marrjes së dosjes së çështjes, Trupi Gjykues mban pa vonesë një konferencë përgatitore për gjykimin me palët, pas së cilës përcakton afatin për mocionet që mund të dorëzohen prej tyre para nisjes së gjykimit. Çështja kundër z. Salih Mustafa është e para që do t‘i kalohet një trupi gjykues”. /Insajderi.com