Muhamet Mustafa, anëtar i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka thënë se çanta e raportuar si e vjedhur në Bruksel nuk ka pasur dokumente konfidenciale.
Sipas raportimeve jozyrtare, delegacionit të Kosovës i është vjedhur një çantë me dokumente të ndjeshme.
Pas kësaj ka reaguar vet Mustafa i cili tha se çanta është e tij dhe i kanë humbur “gjëra personale”.
“Pra është një rast i një humbjeje personale dhe nuk ka asgjë te beje me delegacionin”, ka shkruar ai në Facebook.