Capello kritikon Pirlon

Capello kritikon Pirlon

Kritika të ashpra në drejtim të Juventusit dhe trajnerit të tyre, Andrea Pirlos pas humbjes në Ligën e Kampioneve kundër Barcelonës, kanë ardhur nga ish trajneri Fabio Capello, njofton Insajderi.

“Juventusi vuajti shumë”, tha Don Fabio gjatë komentit të tij për “Sky Sport”. “Dhe ishte me fat që rezultati përfundimtar ishte 2-0, pavarësisht dy golave të ‘padrejtë’, veçanërisht i pari, i cili erdhi pas një devijimi”.

Ish trajneri i Romës, foli edhe për Federico Chiesa, duke thënë “nuk u shfrytëzua në asnjë moment, ishte shpesh i lirë, por nuk u shërbye kurrë. Të gjitha aksionet ishin të përqendruara te Dybala. Në këtë mënyrë, Juve nuk arriti që të hapte lojën, duke i ofruar Barcelonës mundësinë për ta rikuperuar topin shpejtë”.

Më tutje, tekniku italian vlerësoi edhe lojën e Barcelonës, “duhet shtuar pastaj se pashë një Barcelonë superdinamike dhe agresive, përveç cilësive të saj të njohura. Me një Messi, të cilin nuk e kisha parë kurrë që të vraponte aq shumë. Juventusi ishte me fat sepse rezultati mund të kishte qenë shumë më i thellë se kaq”, përfundoi fjalën e tij Capello. /Insajderi.com