Capital T bën deklaratën shokuese në koncert

Capital T bën deklaratën shokuese në koncert

Capital T mbajti mbrëmë në sheshin “Nënë Tereza”, koncertin e shumëpritur “Time Capsule”, një koncert i paharrueshëm të cilin e ndoqën qindra persona.

Të ftuar në koncert ishin edhe disa nga artistët me të cilët Capital T ka bashkëpunuar si Alban Skënderaj, Majk, Ylli Limani etj.

Gjatë koncertit Capital T shfaqi edhe dokumentarin për jetën e tij. Në këtë dokumentuar reperi bëri deklaratën shokuese se mund ta lërë muzikën, por nuk e ka vendosur ende.

“Edhe mund ta lë ose mund të mos e lë muzikën. Krejt pas koncertit kam për të thënë se çfarë kam për të bërë”, u shpreh Capital T.