Capital T dhe Mixey sjellin këngën “Hatixhe”

Capital T dhe Mixey sjellin këngën “Hatixhe”

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, sapo ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Hatixhe”.

Kënga, e paralajmëruar para disa ditëve, vjen në bashkëpunim me Mixey.

Muzika, e cila përmban edhe pjesë nga kënga e vjetër shqiptare “Hatixhe me shami të kuqe”, është realizuar nga producenti Mixey.

Teksti është shkruar nga vetë reperi Capital T, ndërsa video nga MaxProduction.

Gjatë klipit vërehet se gati të gjithë veshjet janë me motive kombëtare, pra janë veshje kombëtare paksa të modifikuara.