Nuk ka më shumë se 5 orë që reperi i njohur Capital T ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar 600PS.
Si gjithmonë ai nuk I ka zhgënjyer fansat e tij, duke sjellë këngë të cilat dëgjohen në përmasa tejet të mëdha.
Por duket se reperi punën e videoklipit këtë herë e ka pasur tejet të lehtë, duke kopjuar skenën e një reperi kosovar.
Është kënga ‘Ferrari’ e kënduar nga Florid, Kapiteni dhe Dibo. Vërehet qartë që në skena ku duket reperi Florid, e njëjta ndodhet edhe në videoklipin e Capital T.
Kjo këngë ishte lansuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar, por për shkak të disa problemeve teknike është larguar njëherë nga kanali i Youtube e më pas është publikuar edhe njëherë.