Capital T lanson këngën e tij që do të jetë pjesë e serialit vendor” Rrushe”

Capital T lanson këngën e tij që do të jetë pjesë e serialit vendor” Rrushe”

Reperi i njohur , Capital T sot ka publikuar projektin e tij më të ri i titulluar “Rrushe”, e cila do të jetë edhe këngë zyrtare e serialit më të ri vendor po me të njëjtin emër, shkruan Insajderi.

Në klipin e reperit shihen skena të ndryshme nga seriali, të ndërlidhura me tekstin e këngës, i cili prekë tema të ndryshme.

Temat si korrupsioni, tradhtia, shpresa, vrasja e shumë të tjera, janë edhe bazë e serialit ”Rrushe”.

Ky serial do të transmetohet këtë të diel nga ora 20:00./Insajderi.com